Politike

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ Manastirliu çel fushatën në Tiranë: Në fokus të punës tonë, çlirimi i hapësirave publike

Gjatë prezantimit, Manastirliu theksoi se fushata e saj do të zhvillohet në çdo lagje të Tiranës, duke u fokusuar te dëgjimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe përfshirja e tyre në procesin e vendimmarrjes.

8 Tetor 2025, 15:29 Nga M.L
Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ Manastirliu çel
Manastirliu me qytetarët

TIRANA- Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit, me një takim në Njësinë Nr. 1 të kryeqytetit. Gjatë prezantimit, Manastirliu theksoi se fushata e saj do të zhvillohet në çdo lagje të Tiranës, duke u fokusuar te dëgjimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe përfshirja e tyre në procesin e vendimmarrjes.

“Çlirimi i hapësirave dhe kthimi i tyre për komunitetin është një nga angazhimet tona më të rëndësishme. Ky plan do të zbatohet në mënyrë kapilare në të gjitha njësitë administrative të Tiranës, duke përfshirë jo vetëm rrugët kryesore, por mbi të gjitha hapësirat brenda blloqeve të banimit,” u shpreh Manastirliu.

Në fjalën e saj, kandidatja socialiste prezantoi edhe disa nga prioritetet kryesore të programit për drejtimin e Tiranës, ku në qendër qëndron rikthimi i hapësirave publike për qytetarët.

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ Manastirliu çel

"Ne duam që çdo hapësirë të kthehet në një vend të gjelbër, të shëndetshëm e çlodhës për familjet, të rinjtë dhe të moshuarit. Për këtë po punojmë ngushtë me sipërmarrjen dhe grupet e arkitektëve, në mënyrë që Tirana të ketë gjithnjë e më shumë kënde të bukura, funksionale dhe moderne,” deklaroi ajo.

Manastirliu shtoi se ekipi i saj po bashkëpunon ngushtë me sipërmarrjen private dhe me grupe arkitektësh për të krijuar më shumë ambiente funksionale dhe moderne në kryeqytet.

“Ne kemi një plan të qartë, të strukturuar dhe intensiv për transformimin e Tiranës. Jam e bindur se, së bashku me qytetarët, do ta bëjmë realitet një qytet më të gjelbër, më të bukur dhe më miqësor për komunitetin. Kjo është Tirana që duam dhe kjo është Tirana që do të ndërtojmë bashkë,”  përfundoi kandidatja socialiste./ Dosja.al

ogerta manastirliu tirana fushate kryetare bashkie kandidate

Sondazh

Poll