Politike

“Zgjedhjet e 9 nëntorit, më masivet ndër votimet e pjesshme”/ Celibashi zbulon se sa do të kushtojë procesi

Kreu i KQZ tha gjithashtu se zgjedhjet përfshijnë bashki me peshë të lartë elektorale si Tirana, Vlora dhe Berati, duke bërë që numri i zgjedhësve të kalojë 1 milion qytetarë.

7 Tetor 2025, 22:43 Nga E. D
“Zgjedhjet e 9 nëntorit, më masivet ndër votimet e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje mbi përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashki. I ftuar në studion e emisionit “Log” në News24, Celibashi i ka cilësur ato si zgjedhjet më masive të pjesshme që janë organizuar ndonjëherë në vend.

Kreu i KQZ tha gjithashtu se zgjedhjet përfshijnë bashki me peshë të lartë elektorale si Tirana, Vlora dhe Berati, duke bërë që numri i zgjedhësve të kalojë 1 milion qytetarë.

“Kemi bashki si Tirana, Vlora dhe Berati. Janë mbi 1 milionë zgjedhës. Këto janë zgjedhjet më masive të pjesshme që kemi zhvilluar ndonjëherë. Këtë shumë e kemi në KQZ dhe e disponojmë për shkak të kursimeve nga shpenzimet buxhetore për zgjedhjet e 11 majit.

Qe nga 2020, që kur unë jam në krye të KQZ, kërkesat tona ndaj Kuvendit apo qeverisë për financim të këtij institucioni apo proceseve zgjedhore, janë pranuar thuajse 100%. Nuk ka pasur diskutime, pak a shumë. Këto zgjedhje shkojnë tek rreth 3.6 milionë euro sipas kalkulimeve të fundit.

Këtë shumë e disponojmë për shkak të kursimeve nga shpenzimet buxhetore për zgjedhjet e 11 majit, pjesa më e madhe lidhur me kursimet nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata më DHL-në," tha Celibashi./Dosja.al

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll