Politike

“KQZ s’ka tagër për të gjykuar ligjshmërinë e dekretit të Presidentit”, Celibashi: Ja çfarë ndodh nëse GJK merr vendim për zgjedhjet e 9 nëntorit

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Celibashi u ndal edhe te ankimimi i bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, për të kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij. Kjo lëvizje ka hapur debat mbi mundësinë e një ngërçi ligjor që mund të ndikojë procesin zgjedhor.

7 Tetor 2025, 22:28 Nga M.L
“KQZ s’ka tagër për të gjykuar ligjshmërinë
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të planifikuara për më 9 nëntor në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Celibashi u ndal edhe te ankimimi i bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, për të kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij. Kjo lëvizje ka hapur debat mbi mundësinë e një ngërçi ligjor që mund të ndikojë procesin zgjedhor.

Celibashi theksoi më tej se KQZ nuk ka kompetencë për të vlerësuar ligjshmërinë e dekretit të Presidentit, i cili ka përcaktuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Ai shtoi se institucioni që ai drejton zbaton aktet në fuqi dhe vepron në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues, pavarësisht zhvillimeve gjyqësore paralele.

“Nga dalja e dekretit të Presidentit ka një procedurë deri te zbatimi. Nuk ka një urdhërim ‘për se’. Qoftë Kushtetuta apo Kodi Zgjedhor nuk ka përcaktuar ndonjë kompetencë tjetër për KQZ përveç asaj të përgatitjes së procesit zgjedhor. Nuk ka një detyrim që ne si KQZ duhet të presim në raste të caktuara. Mbi çfarë baze duhet të mos vijonim punën?” u shpreh ai, duke shtuar se “nuk është detyrë e KQZ të vlerësojë nëse ka gabuar apo jo Presidenti me dekretimin. 

Ne kemi dekretin e Presidentit që thotë se në 6 bashki të vendit do të mbahen zgjedhje për kryetarë bashkie. KQZ nuk ka tagrin të gjykojë ligjshmërinë e procesit që ka sjellë dekretin. Përndryshe do konkurronim me Gjykatën Kushtetuese. Nëse ka një vendim për pezullimin apo shpalljen e zgjedhjeve si të pavlefshme, atëherë ne angazhohemi. Nëse vendoset pezullimi, nuk do zhvillohen. Nëse shpallen të pavlefshme, do ribëhen," tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll