7 Tetor 2025, 22:08
Nga E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se do të mbështesë Florjan Binajn si kandidat i opozitës për zgjedhjet e bashkisë së Tiranës në 9 nëntor. Duke folur për emisionin “Opinion”, Shehaj theksoi se nuk e fshehur zhgënjimi nga PD, duke thënë se e ka prerë në besë. Shehaj gjithashtu tha se kur janë ulur në tryezë me PD, Mundësia propozoi Ermal Hasimen, por Partia Demokrati mbështeti Florjan Binajn.
Por, pavarësisht kësaj, Shehaj tha se partia e tij do të mbështesë Binajn për të dalë fitues në zgjedhjet e 9 nëntorit. Gjithashtu ai nënvizoi se qëllimi i mbështetjes së Binajt është për t'i dhënë Tiranës një krybashkiak të pa korruptuar. Më tej Shehaj u shpreh se mbështetja për Binaj është në të gjitha format që ai e shikon të arsyeshme dhe të nevojshme.
“Në nuk kemi folur por asnjë emër. Ne Kemi folur vetëm për parimin. Kemi bërë një propozim që për fat të mirë është pranuar nga PD. Ne jemi krenar për këtë, se fal propozimit tonë u pa si zgjidhje sepse pati entuziazëm dhe nga propozimi dhe nga emrat. U detyruam të nxjerrim dhe emra dhe përmendëm Ermalin në tavolinë, jemi krenarë për këtë. Fatkeqësisht i gjithë ky proces u mbyll në mënyrë të keqe të mundshme u premë në besë. Është herë e parë që ndodhi ky lloj dialogu. U mbyll në mënyrën më të keqe. PD na preu në besë sepse na tha hajde ulemi se propozimi është i mirë dhe hajde të ulemi e të diskutojmë për emrat.
Pak rëndësi ata veprojnë si ata veprojnë. Ne do mbështesim kandidatin jo politik dhe do të mbështesim Florian Binajn sikur ta kemi propozuar ne. Ne jemi koherent në çfarë kemi thënë që në ditën e parë duhet një kandidat jashtë partive politike dhe ne nuk kemi kusht emrin. Ka dal Binaj që i plotëson kushtet dhe pavarësisht problemi që kemi me PD qëllimi është që ti japim Tiranës një krybashkiak të pa korruptuar. Do e mbështesim sikur të ishte propozuar nga ne. Mbështetja për Binaj është në të gjitha format që ai e shikon të arsyeshme dhe të nevojshme. Ne do e mbështesim si të ishte propozimi ynë, por e them dhe njëherë. Që nesër jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë se si ai e mendon se të bëj fushatë. Unë mendoj se kjo fushat nuk duhet të jetë tradicionale me kryetarët e partive në krah, por me qytetarët. Jam i bindur që formula që kemi zgjedhur është fituese”, tha Shehaj./Dosja.al
agron shehaj
Politike
7 Tetor 2025, 20:59
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella, ka dhënë për herë të parë një intervistë...
Politike
7 Tetor 2025, 19:39
E. D
Amarildo Hoxha
CËRRIK- Partia Demokratike ka zyrtarizuar emri e kandidatit të opozitës për Cërrikun, e cila është nj&eu...
Politike
7 Tetor 2025, 19:31
E. D
Eric Adams
VLORË- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbërritur ditën e sotme në Vlorë, për një v...
Politike
7 Tetor 2025, 19:35
M.L
Florian Binaj
TIRANA- Kandidatura e pavarur e aktorit të njohur Florian Binaj ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm në Shqip...
Politike
7 Tetor 2025, 18:31
E. D
Partia Socialiste
TIRANË- Partia Socialiste pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ka zyrtarizuar emrat e kandida...
Politike
7 Tetor 2025, 18:30
M.L
Florenc Doka
CËRRIK- Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar zyrtarisht emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme që d...
Politike
7 Tetor 2025, 18:29
E. D
Blendi Çuçi
TIRANË- Deputeti Blendi Çuçi njoftoi se deputetja aktuale e qarkut të Vlorës, Brunilda Mersini do t&...
Politike
7 Tetor 2025, 18:28
M.L
Ervin Ceca
BERAT- Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar zyrtarisht emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme që do të zhv...
Politike
7 Tetor 2025, 18:28
E. D
Blendi Klosi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së se kush do t&e...
Politike
7 Tetor 2025, 18:25
E. D
Mirela Kumbaro
TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ka përfunduar. Menjëherë pas për fundit të m...