Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Apelit pezullon proceset gjyqësore sot, flamujt ulen në gjysmështizë

Mësohet se shkak për këtë është bërë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme nga Elvis Shkëmbi.

7 Tetor 2025, 08:58 Nga I.A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Apelit pezullon proceset
Gjykata e Apelit

TIRANË- Proceset gjyqësore në Gjykatën e Apelit janë pezulluar ditën e sotme të gjitha. Mësohet se shkak për këtë është bërë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme nga Elvis Shkëmbi. Ndërkohë që dhe flamujt në këtë Gjykatë janë ulur në gjysmështizë. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja elvis shkëmbi

Sondazh

Poll