Aktualitet

Përgjakja e Gjykatës së Apelit, reagon GJKKO: Ngjarja e sotme, alarm për gjendjen e sigurisë ku ushtrojnë funksionin magjistratët

GJKKO shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e gjyqtarit, due shtuar më tej se kjo ngjarje ëshë një alarm  për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin magjistratët në Republikën e Shqipërisë.

6 Tetor 2025, 19:48 Nga M.L
Përgjakja e Gjykatës së Apelit, reagon GJKKO: Ngjarja e sotme,
GJKKO

TIRANA- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar për përgjakjen e Gjykatës së Apelit këtë pasdite, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe dy të tjerë të plagosur. GJKKO shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e gjyqtarit, due shtuar më tej se kjo ngjarje ëshë një alarm  për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin magjistratët në Republikën e Shqipërisë.

Reagimi i GJKKO:

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpreh me dhimbje dhe indinjatë të thellë reagimin ndaj ngjarjes tragjike të ndodhur sot, ku humbi jetën në mënyrë të dhunshme gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë
me familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja. Humbja e një përfaqësuesi të drejtësisë në mënyrë të tillë është një goditje e rëndë për të gjithë sistemin gjyqësor dhe për shoqërinë shqiptare në tërësi.

Ngjarja e sotme është një alarm për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin magjistratët në Republikën e Shqipërisë. Gjyqtarët janë shtylla të sistemit të drejtësisë dhe garantues të shtetit të së drejtës, ndaj siguria e tyre personale është jo vetëm një detyrim institucional, por një domosdoshmëri për funksionimin normal të sistemit
demokratik dhe sundimit të ligjit.

Ky akt kriminal është një kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit, integritetit të funksionit të magjistratit dhe besimit të qytetarëve në shtetin e së drejtës. Askush që mban mbi supe përgjegjësinë për të garantuar zbatimin e ligjit nuk duhet të ndjehet i pambrojtur./ Dosja.al

gjkko vrasje gjykata e apelit elvis shkambi astrit kalaja

Sondazh

Poll