Aktualitet

"Akt i rëndë..."/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon SPAK: Të rritet siguria në gjykata dhe punonjësit e drejtësisë

Gjithashtu SPAK ka shprehur ngushëllimet për familjen e gjyqtarit të vrarë dhe e konsideron aktin e rëndë si një nevojë emergjente për të rritur sigurinë nëpër gjykata.

6 Tetor 2025, 18:53 Nga E. D
"Akt i rëndë..."/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon
SPAK

TIRANË- SPAK ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Gjykatën e Apelit. Me anë të deklarate SPAK ka dënuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja dhe plagosje e dy qytetarëve të tjerë. Gjithashtu SPAK ka shprehur ngushëllimet për familjen e gjyqtarit të vrarë dhe e konsideron aktin e rëndë si një nevojë emergjente për të rritur sigurinë nëpër gjykata. Ndër të tjera, SPAK kërkon rritje të sigurisë edhe për të gjithë punonjësit e drejtësisë.

Reagimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha në kryerjen e detyrës.

Ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata, forcimin e masave mbrojtëse për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e drejtësisë si edhe për një reagim të shpejtë institucional, për të ndaluar përsëritjen e akteve të ngjashme./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll