6 Tetor 2025, 18:47
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, ka reaguar edhe Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë. Me anë të një deklarate, Unioni e ka cilësuar ngjarja e sotme si një sinjal alarmi i qartë për mungesën e masave të duhura të sigurisë në gjykata dhe për rrezikun real, me të cilin përballen gjyqtarët në ushtrimin e detyrës së tyre.
Gjithashtu Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë u bën thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithëve aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore.
Reagon Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë:
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh tronditjen e thellë dhe dhimbjen e madhe për ngjarjen tragjike të ndodhur sot, ku një koleg ynë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, humbi jetën në krye të detyrës, pas një sulmi me armë zjarri, në sallë të gjyqit, nga një palë në një çështje civile, e cila plagosi dhe babë e bir nga pala tjetër ndërgjyqëse.
Ky akt barbar përbën sulmin më të egër e të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë, ndaj jetës e integritetit të gjyqtarëve, si dhe ndaj vetë rendit kushtetues të shtetit të së drejtës. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë kolegëve gjyqtarë, duke u gjendur pranë tyre në këtë moment të rëndë humbjeje e tronditjeje të thellë për gjithë trupën gjyqësore.
Ngjarja e sotme është një sinjal alarmi i qartë për mungesën e masave të duhura të sigurisë në gjykata dhe për rrezikun real, me të cilin përballen gjyqtarët në ushtrimin e detyrës së tyre. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon marrjen e menjëhershme të masave konkrete institucionale, për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.
Kjo ngjarje e rëndë ndodh në një klimë të përhershme armiqësore ndaj sistemit gjyqësor, e cila prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri. Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë u bën thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithëve aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore. Pa respekt dhe mbrojtje reale të gjyqtarëve, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe besim të qytetarëve në drejtësi. Në nderim të kolegut tonë të ndjerë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë do të vijojë të kërkojë me forcë respektimin, mbrojtjen dhe dinjitetin e çdo gjyqtari, që shërben me integritet për drejtësinë dhe shoqërinë.
Gjithashtu, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë siguron të gjithë publikun se, diskursi armiqësor dhe sulmet fizike nuk do të mundin të frikësojnë gjyqtarët në Republikën e Shqipërisë, të cilët do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për t’i shërbyer publikut, duke i ofruar drejtësi, për të cilën dha jetën e tij, në krye të detyrës gjyqtari, babai, familjari e njeriu i mirë, kolegu ynë i paharruar Astrit Kalaja./Dosja.al
unioni i gjyqtarëve të shqipërisë
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:11
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një banesë me truall, e ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, rezulton të ket&...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:12
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Policia e Shtetit ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili isht...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:11
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Lartë ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit në T...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:08
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin tonë ditën e sotme, ku brenda sallës së Gjykatë...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 17:52
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiran&eu...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 17:43
M.L
Foto ilustruese
TIRANA-Pamjet e mëposhtme pasqyrojnë momentet menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 17:24
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë që ndodhi sot në a...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 17:18
M.L
Astrit Kalaja
TIRANA- Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë tronditi sot thellësisht opinionin publik. Gjyqtari Astrit Kala...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 17:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditën e sotme në...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 16:58
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Rakip dhe Ervis Kurtaj, janë babë e bir që mbetën të plagosur pasi Elvis Shkambi qëlloi me...