6 Tetor 2025, 19:27
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje tronditëse ndodhi pasditen e sotme në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku shtetasi Ervis Shkambi qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja, duke e goditur me tre plumba në kraharor. Gjatë të njëjtit incident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, me të cilët autori kishte një çështje pronësie në proces gjyqësor.
Ngjarja ka shkaktuar reagim të gjerë publik dhe është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare, përfshirë këtu The Guardian, Associated Press dhe Balkan Insight. Këto media e kanë cilësuar ngjarjen si jashtëzakonisht të rëndë, duke komentuar mbi rrethanat e krimit dhe mënyrën e arrestimit të autorit nga forcat e rendit.
The Guardian e ka nisur artikullin duke shkruar se 'Një burrë në gjyq hapi zjarr në një sallë gjyqi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të hënën, duke vrarë gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, tha policia. Personi i armatosur iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E Sh, sipas policisë. Kalaja vdiq ndërsa po dërgohej në spital.' Artikulli vazhdon më tej duke sqaruar ngjarjen dhe arrestimin e autorit.

Associated Press shkruan; Një gjyqtar në gjykatën e apelit në Tiranë u qëllua për vdekje të hënën nga një burrë i përfshirë në një gjyq, tha policia në Shqipëri. Personi i armatosur iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E. Sh., sipas policisë. Kalaja vdiq ndërsa po dërgohej në spital. Më tej vazhdon duke sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e arrestimit të autorit.

BalkanInsight shkruan; Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Apelit në Tiranë, duke shkaktuar reagime të tronditura nga udhëheqësit politikë. Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë në spital të hënën pasi u qëllua nga një person i armatosur brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë - duke shkaktuar reagime të tronditura nga udhëheqësit politikë në Shqipëri. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, dy persona të tjerë u plagosën në sulm. Artikulli vazhdon më tej duke dhënë detaje më të hollësishme rreth ngjarjes dhe autorit e arrestimit të tij.

astrit kalaja vrasje gjykata e apelit tirane mediat nderkombetare
Aktualitet
6 Tetor 2025, 19:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Është publikuar vendimi që po lexonte Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja i cili u vra sot gjatë seancës...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:56
M.L
Elvis Shkëmbi
TIRANA- Personi që shihni në foton e mësipërme të siguruar nga Dosja.al është autori i vrasjes së...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:53
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Gjykatën e Apelit. Me anë të deklarate SPAK ka dënuar ngj...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:47
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku brenda sal...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:11
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një banesë me truall, e ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, rezulton të ket&...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:12
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Policia e Shtetit ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili isht...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:11
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Lartë ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit në T...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 18:08
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin tonë ditën e sotme, ku brenda sallës së Gjykatë...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 17:52
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiran&eu...
Aktualitet
6 Tetor 2025, 17:43
M.L
Foto ilustruese
TIRANA-Pamjet e mëposhtme pasqyrojnë momentet menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në...