Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit, reagon KLP: Të tronditur nga ngjarja e rëndë, goditi sistemin e drejtësisë

Në reagim, KLP shprehet se janë të tronditur nga ngjarja që goditi sot sistemin e drejtësisë dhe të gjithë shoqërinë shqiptare. Më tej thuhet se vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i pa imagjinueshëm, që përbën jo vetëm një krim, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës.

6 Tetor 2025, 18:08 Nga M.L
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit,
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin tonë ditën e sotme, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë. Për këtë ngjarje makabër ka reaguar edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në reagim, KLP shprehet se janë të tronditur nga ngjarja që goditi sot sistemin e drejtësisë dhe të gjithë shoqërinë shqiptare. Më tej thuhet se vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i pa imagjinueshëm, që përbën jo vetëm një krim, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës.

Reagimi:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë që goditi sot sistemin e drejtësisë dhe gjithë shoqërinë shqiptare, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i pa imagjinueshëm, që përbën jo vetëm një krim ndaj një përfaqësuesi të drejtësisë, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sigurisë publike në tërësi.

Në këto çaste zie, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dëshiron të përcjellë ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe kolegëve të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke shprehur solidaritetin e plotë me gjithë trupën e drejtësisë.
Kjo tragjedi na kujton domosdoshmërinë e një uniteti të fortë institucional dhe përgjegjësie të përbashkët shtetërore, për të mbrojtur çdo përfaqësues të drejtësisë që shërben në emër të ligjit./ Dosja.al

klp astrit kalaja

Sondazh

Poll