Aktualitet

Elvis Shkambi pranon vrasjen e gjyqtarit/ Fjalët e para pas arrestimit: U detyrova, po humbja gjyqin

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Shkëmbi ka pasur probleme me një çështje pronësie të “Pallatit të Beqarëve” në Shkodër, ku autori pretendonte se e kishte privatëzuar me dokumente të rregullta.

6 Tetor 2025, 16:29 Nga E. D
Elvis Shkambi pranon vrasjen e gjyqtarit/ Fjalët e para pas
Elvis Shkëmbi

TIRANË- Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshminë e parë për krimin e rëndë në Komisariatin Numër 1. Shkambi ka pranuar krimin, ndërkohë ka theksuar se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Elvis Shkambi në Komisariatin Numër 1.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Shkambi ka pasur probleme me një çështje pronësie të “Pallatit të Beqarëve” në Shkodër, ku autori pretendonte se e kishte privatëzuar me dokumente të rregullta./Dosja.al

elvis shkëmbi

Sondazh

Poll