Politike

Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Do të mbështesim kandidaturën e Florjan Binajt

Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha tha se grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve, sugjerimin për të mbështetur Binajn.

6 Tetor 2025, 12:39 Nga I.A
Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Do të mbështesim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zyrtarizuar emrin e Florjan Binajt, si kandidat përballë socialistes Ogerta Manastrirliu në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, që do të mbahen më 9 nëntor. Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha tha se grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve, sugjerimin për të mbështetur Binajn.

"Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha florjan binaj

Sondazh

Poll