Aktualitet

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama ndjek nga stadiumi ndeshjen REAL MADRIT - VILLAREAL

Takimi, i vlefshëm për javën e tetë të kampionatit spanjoll të La Ligas, konsiderohet si supersfida e javës, për shkak të formës së mirë që të dyja skuadrat kanë treguar deri më tani.

4 Tetor 2025, 21:42 Nga M.L
FOTOLAJM/ Kryeministri Rama ndjek  nga stadiumi ndeshjen REAL MADRIT - VILLAREAL
Edi Rama

MADRID- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid, ku po ndjek nga afër ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Villarealit, e cila luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

Takimi, i vlefshëm për javën e tetë të kampionatit spanjoll të La Ligas, konsiderohet si supersfida e javës, për shkak të formës së mirë që të dyja skuadrat kanë treguar deri më tani.

Real Madrid kryeson renditjen me dy pikë më shumë se Villareali, pas shtatë javëve të para të kampionatit, çka e bën këtë përballje vendimtare për ruajtjen e kreut të tabelës./ Dosja.al

edi rama ndeshje futbolli

Sondazh

Poll