4 Tetor 2025, 18:56
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth arrestimit të vëllezërve Deni dhe Kejni Selimllari, konkretisht të moshave 21 dhe 18 vjeç. Mësohet se dy të rinjtë ndodheshin në një nga lokalet e natës në zonën e njohur të Bllokut në kryeqytet, në gjendje të dehur. Sipas rapotimeve ata kishin filluar të bërtisnin dhe të shkaktonin rrëmujë brenda lokalit, duke shqetësuar klientët dhe stafin.
Kanë qenë kamarierët të cilët janë detyruar t’i nxjerrin jashtë për shkak të sjelljes së tyre të papërshtatshme. Por as kjo nuk ka mjaftuar që vëllezërit Selimllari të qetësohen, edhe pasi janë nxjerrë jashtë, situata u tensionua edhe më shumë. Djemtë kanë vijuar të bëjnë zhurmë, britma dhe ofendime ndaj të tjerëve në rrugë.
Mësohet se në ato momente është afruar një punonjës policie që u përpoq t'i qetësonte por pa asnjë rezultat, pasi është përballur me sjellje të dhunshme nga të rinjtë.
E si të mos mjaftonte kjo, dy të rinjtë, gjatë shoqërimit në Komisariatin nr.2 në Tiranë, kanë thyer kamerat e sigurisë dhe derën e dhomës në të cilën ndodheshin. Gjithashtu bëhet me dije se vëllezërit kanë kërcënuar një tjetër efektiv që ndodhej në ambientet e Komisariatit./ Dosja.al
deni dhe kejni selimllari
Aktualitet
4 Tetor 2025, 18:46
M.L
Dedë Kola
THETH- Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbë...
Aktualitet
4 Tetor 2025, 18:04
M.L
Laert Haxhiu
TIRANA- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dosjen ndaj grupit të strukturua...
Aktualitet
4 Tetor 2025, 17:57
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Blutë e Tiranës para pak çastesh njoftuan për një skenë aspak të hijshme të ndodhur or&eu...
Aktualitet
4 Tetor 2025, 17:09
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Dy të rinj, konkretisht të moshave 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e kryqy...
Aktualitet
4 Tetor 2025, 13:13
E. D
Bekimi Halili
BELGJIKË- Gazeta belge DE TELEGRAAF i ka kushtuar një artikull vrasjes së Bekimi Halilit, i cili u gjet i varur në B...
Aktualitet
4 Tetor 2025, 13:11
E. D
Gjergj Tusha
LEZHË- Ekspertiza mjekoligjore për 65-vjeçarin Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme në Lezhë...
Aktualitet
4 Tetor 2025, 12:59
E. D
foto ilustruese
Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq ...
Aktualitet
4 Tetor 2025, 12:36
E. D
Prokuroria e Fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes që lidhet me kompaninë &ld...
Aktualitet
4 Tetor 2025, 11:36
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka lënë në burg pesë të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më p...
Aktualitet
4 Tetor 2025, 11:20
E. D
Sako Sakollari
TIRANË- IKMT ka ndërrmarrë një aksion për shembjen e një godine në Kombinat ku operojnë 12 bizn...