Aktualitet

U bllokuan disa persona në Bjeshkët e Javorrit! Trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër, hapet rruga nga punonjësit e Bashkisë Tropojë

Punimet u zhvilluan në kushte të vështira atmosferike, ku trashësia e dëborës në disa zona arrinte deri në 1 metër. Si pasojë e bllokimit nga reshjet, disa persona mbetën të izoluar, por falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, ata u transportuan në banesat e tyre pa problemeshëndetësore.

4 Tetor 2025, 20:32 Nga M.L

 

U bllokuan disa persona në Bjeshkët e Javorrit! Trashësia e
Foto ilustruese

 

TROPOJË- Bashkia e Tropojës ka bërë me dije se rruga drejt Bjeshkës së Javorrit është hapur, pas një operacioni të suksesshëm të ndërhyrjes për pastrimin e borës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe ekipet e saj.

Punimet u zhvilluan në kushte të vështira atmosferike, ku trashësia e dëborës në disa zona arrinte deri në 1 metër. Si pasojë e bllokimit nga reshjet, disa persona mbetën të izoluar, por falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, ata u transportuan në banesat e tyre pa problemeshëndetësore.

Në këtë operacion morën pjesë 10 punonjës të Drejtorisë së Shërbimeve dhe 1 punonjës i emergjencave civile. Për përballimin e situatës u angazhuan dy mjete të pajisura me zinxhirë dhe një fadromë në pronësi të Bashkisë Tropojë./Dosja.al

bashkia e tropojes

Sondazh

Poll