Aktualitet

Gjergj Tusha u gjet dje i pajetë në Tale të Lezhës/ Zbardhet ekspertiza, s'ka plagë me armë zjarri, dyshohet se e goditi demi

Sipas ekspertizës, viktima nuk ka plagë të shkaktuara me armë zjarri, por dëmtime dhe thyerje të brinjëve.

4 Tetor 2025, 13:11 Nga E. D
Gjergj Tusha u gjet dje i pajetë në Tale të Lezhës/ Zbardhet
Gjergj Tusha

LEZHË- Ekspertiza mjekoligjore për 65-vjeçarin Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme në Lezhë ka dalë. Sipas ekspertizës, viktima nuk ka plagë të shkaktuara me armë zjarri, por dëmtime dhe thyerje të brinjëve. Bëhet me dije se 65-vjeçari është vrarë nga një dem i egër, kjo për shkak se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë.

Ndërkohë hetuesit po analizojnë faktin se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës ka njolla gjaku. Gjithashtu edhe bashkëshortja e viktimës ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin qe mund ta dëmtonte.

Gjithashtu grupi i posaçëm ka kryer një sërë veprimesh procedurale, përfshirë këqyrjen e vendngjarjes, të kufomës, analizimin e pamjeve filmike, marrjen e dëshmive si dhe ekspertizat përkatëse. Bazuar në tërësinë e të dhënave të deritanishme, ngjarja po hetohet si aksidentale. Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme.

Tusha fillimisht u shpall i zhdukur mesditën e djeshme, pasi vajza e tij dënoncoi në polici se kishte humbur kontaktet me të, por më pas i moshuari u gjet i pajetë nga banorët e zonës në Tale të Lezhës. 

gjergj tusha

Sondazh

Poll