Aktualitet

Bie zjarr në Shën Andrea të Vlorës, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje

Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve.

4 Tetor 2025, 20:37 Nga M.L
Bie zjarr në Shën Andrea të Vlorës, forcat zjarrfikëse
Foto nga vendngjarja

VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Shën Andreas në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe rrezik për përhapje të mëtejshme. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kryesisht me shkurre, ndërsa era e ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit drejt zonës së Karaburunit

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk ka ende të dhëna mbi shkakun e zjarrit apo përmasat e dëmit të shkaktuar. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

 

shen andrea vlore zjarr

Sondazh

Poll