Aktualitet

Nga "Lamborghini" e jeta e luksit, djemtë e Valbona Selimllarit 'trazojnë' Komisariatin nr.2! Dhunojnë policin, thyejnë kamerat dhe derën gjatë shoqërimit

Mësohet se dy të rinjtë, Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari, kanë dhunuar një polic për shkak të detyrës. Më tej policia njofton se vëllezërit, konkretisht të moshave 18 dhe 21 vjeç, gjatë shoqërimit në Komisariatin nr.2 në Tiranë, kanë thyer kamerat e sigurisë dhe derën e dhomës në të cilën ndodheshin.

4 Tetor 2025, 17:57 Nga M.L
Nga "Lamborghini" e jeta e luksit, djemtë e Valbona Selimllarit
Foto ilustruese

TIRANA- Blutë e Tiranës para pak çastesh njoftuan për një skenë aspak të hijshme të ndodhur orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se dy të rinjtë, Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari, kanë dhunuar një polic për shkak të detyrës. Më tej policia njofton se vëllezërit, konkretisht të moshave 18 dhe 21 vjeç, gjatë shoqërimit në Komisariatin nr.2 në Tiranë, kanë thyer kamerat e sigurisë dhe derën e dhomës në të cilën ndodheshin. Gjithashtu ata kanë kërcënuar një tjetër efektiv që ndodhej në ambientet e Komisariatit. 

Nga "Lamborghini" e jeta e luksit, djemtë e Valbona Selimllarit
Deni Selimllari

Kjo nuk është hera e parë që djemtë e Valbona Selimllarit përfshihen në skandale të tilla, pasi në verën e këtij viti u përfol se Deni dhe Kejni Selimllari u përfshinë në një sherr masiv në jug të vendit. Sherri dyshohet se erdhi prej konflikteve të mëparshme për një vajzë. Në videon e publikuar asokohe, të rinjtë u shfaqën mes grushteve dhe shkelmave në një zonë të mbushur me turistë.

Nga "Lamborghini" e jeta e luksit, djemtë e Valbona Selimllarit

Deni Selimllari është kthyer prej kohësh në një figurë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, ku reklamon hapur një jetë luksi. Profili i tij në Instagram është i mbushur me foto mes makinave të shtrenjta, veshje firmato, ora të kushtueshme dhe udhëtime ekstravagante. Pamjet e publikuara tregojnë një të ri që nuk kursehet për të treguar çdo aspekt të stilit të jetesës së tij të shtrenjtë./ Dosja.al

deni selimllari kejni selimllari komisariat vlabona selimllari

Sondazh

Poll