Aktualitet

"Sikur të kisha vrarë 30 veta", flet pronari i vilës tre-katëshe që u hodh në erë në Theth: Më rrethuan shtëpinë që në 5 të mëngjesit, më kërkuan të largohesha

Një prej objekteve që u hodh në erë ishte një vilë trekatëshe. Për shkak të lartësisë, fadromat e kishin të pamundur që të vepronin dhe për këtë arsye këtij objekti iu vendos eksploziv.

4 Tetor 2025, 18:46 Nga M.L
"Sikur të kisha vrarë 30 veta", flet pronari i vilës
Dedë Kola

THETH- Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Një prej objekteve që u hodh në erë ishte një vilë trekatëshe. Për shkak të lartësisë, fadromat e kishin të pamundur që të vepronin dhe për këtë arsye këtij objekti iu vendos eksploziv.

Pronari i këtij objekti, Dedë Kola ka folur për mediat këtë pasdite. Ai pohoi se dëmi që i është shkaktuar është mijëra euro dhe se në momentin që policia i “zbarkoi” në banesë i kërkuan që të largohej menjëherë.

'Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtëpinë. Ishin të paktën 16 makina policie. Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon’, tha Dedë Kola.

dedë kola

Sondazh

Poll