Politike

Lëvizja Bashkë shpall kandidaturën për Tiranën: Arlind Qori alternativa e vërtetë

Në postim, Lëvizja Bashkë shkruan se zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë. 

3 Tetor 2025, 18:34 Nga I.A
Lëvizja Bashkë shpall kandidaturën për Tiranën: Arlind
Arlind Qori

TIRANË- Lëvizja Bashkë vëndosur që të kandidojë në Tiranë më kryetarin e saj Arlind Qorin. Me anë të një postimi në Facebook, Lëvizja Bashkë shkruan se Qori është alternativa e vërtetë për qytetarët e Tiranës. 

Në postim, Lëvizja Bashkë shkruan se zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë. 

Postimi i Plotë:

ARLIND QORI, ALTERNATIVA E VËRTETË PËR TIRANËN Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.

Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë. Prandaj Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës. Me besim te qytetarët dhe përkushtimi i gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë!

levizja bashke arlind qori zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll