Politike

Elisa Spiropali 'spostohet' nga zgjedhjet/ Rama ndan zonat që do të mbulohen, Klosi dhe Shalsi kthehen në Tiranë

Ndërkohë që ka rikthyer në Tiranë Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi, të cilët do të angazhohen në zona të ndryshme. Rama ka caktuar Toni Gogun në zonën e Ndroqit, ndërsa Fatmir Xhafaj në Njësinë 10. Ulsi Manja është rikthyer në Tiranë për këto zgjedhje.

3 Tetor 2025, 18:14 Nga I.A
Elisa Spiropali 'spostohet' nga zgjedhjet/ Rama ndan zonat që do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detyrat ditën e sotme për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Tiranë. Mësohet se Rama e ka lënë të paangazhuar nga zgjedhjet Elisa Spiropalin, pasi nuk e ka deleguar në asnjë zonë. 

Ndërkohë që ka rikthyer në Tiranë Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi, të cilët do të angazhohen në zona të ndryshme. Rama ka caktuar Toni Gogun në zonën e Ndroqit, ndërsa Fatmir Xhafaj në Njësinë 10. Ulsi Manja është rikthyer në Tiranë për këto zgjedhje.

Zonën e Dajtit do ta drejtojë ish-deputeti Xhemal Qefalia. Ndërsa Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.

Begaj dekretoi para dy ditësh datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

edi rama zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll