Politike

Zgjedhjet e pjesshme/ PS 'ndez motorët' për përgatitjen elektorale, Rama mbërrin në takimin me strukturat

Takimi nisi pasditen e sotme, ku janë mbledhur deputetët e Tiranës si dhe Ministrat e kabinetit Rama 4. 

3 Tetor 2025, 13:54 Nga I.A
Zgjedhjet e pjesshme/ PS 'ndez motorët' për përgatitjen
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në takimin me strukturat socialiste të Tiranës. Takimi nisi pasditen e sotme, ku janë mbledhur deputetët e Tiranës si dhe Ministrat e kabinetit Rama 4. 

Takimi me strukturat politike të PS-së po mbahet në një prej hoteleve në qendër të kryeqytetit. Drejtimi i fushatës i është besuar zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërkohë PS vijon organizimin e strukturave në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.

Begaj dekretoi para dy ditësh datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

edi rama zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll