Politike

"Dua fitore sa më të thellë"/ Ja kërkesa e Ramës në mbledhjen me strukturat e PS-së

Gjatë mbledhjes që u mbajt ditën e sotme në një prej hoteleve në qendër, Rama ka deklaruar se fitorja e Tiranës nuk vjen vetëm nga një njeri. 

3 Tetor 2025, 18:03 Nga I.A
"Dua fitore sa më të thellë"/ Ja kërkesa e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar strukturave të PS-së ditën e sotme fitore sa më të madhe. Gjatë mbledhjes që u mbajt ditën e sotme në një prej hoteleve në qendër, Rama ka deklaruar se fitorja e Tiranës nuk vjen vetëm nga një njeri. 

"Dua të kemi një fitore sa më të madhe," mësohet të ketë thënë Rama.

Begaj dekretoi para dy ditësh datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll