Politike

Rama flet për herë të parë për dekretin për zgjedhjet në Tiranë: Presidenti e ka firmosur me vullnetin e vet

Duke folur para mbledhjes së strukturave të PS-së, Rama u tha të pranishmëve se Begaj e ka firmosur dekretin me vullnetin e vetë. 

3 Tetor 2025, 18:08 Nga I.A
Rama flet për herë të parë për dekretin për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se nuk i ka kërkuar Presidentit Bajram Begaj që të derketoi zgjedhjet në Tiranë. Duke folur para mbledhjes së strukturave të PS-së, Rama u tha të pranishmëve se Begaj e ka firmosur dekretin me vullnetin e vetë. 

"Presidenti e ka firmosur me vullnetin e vet dekretin," u ka thënë Rama të pranishmëve.

Begaj dekretoi para dy ditësh datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

edi rama zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll