Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg vëllezërit Bushgjokaj

Fillisht kjo çështje është marrë nën shqyrtim nga Gjykata e Dibrës, por më datë 20 shtator, u vendos që dosja t’i kalojë në kompetencë SPAK për shkak se 4 të pandehurit akuzohen se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal. Sakaq avokati mbrojtës i vëllezërve Bushgjokaj ka pretenduar sot se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës nga gjykata e Dibrës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

3 Tetor 2025, 14:08 Nga M.L
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurimit personal arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel, ndërsa dy të tjerët Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës.

Fillisht kjo çështje është marrë nën shqyrtim nga Gjykata e Dibrës, por më datë 20 shtator, u vendos që dosja t’i kalojë në kompetencë SPAK për shkak se 4 të pandehurit akuzohen se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal. Sakaq avokati mbrojtës i vëllezërve Bushgjokaj ka pretenduar sot se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës nga gjykata e Dibrës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet. Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike./Dosja.al

gjykata e posacme fatjon bushgjoka aleksander bushgjokaj kristi bushgjokaj renis dobra

Sondazh

Poll