Politike

"Policia me kompetenca të reja"/ Rama: Ankimimi administrativ dhe gjyqësor nuk merret parasysh

Ndër të tjera Rama theksoi se ankimimi administrativ dhe gjyqësor për ndërtimet nuk do të merret parasysh, duke i hequr kështu kompetencat gjykatës.

3 Tetor 2025, 12:20 Nga E. D
"Policia me kompetenca të reja"/ Rama: Ankimimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë për shtyp paralajmëroi se Policia e Shtetit do të ketë kompetenca të reja sa i takon kontrollit të territorit. Kreyministri theksoi se do ketë bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të kontrollit të zhvillimit të territorit. Ndër të tjera Rama theksoi se ankimimi administrativ dhe gjyqësor për ndërtimet nuk do të merret parasysh, duke i hequr kështu kompetencat gjykatës.

"Një tjetër masë e marrë është që ankimimi administrativ dhe gjyqësor nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritete përgjegjës të zhvillimit të territorit. Ko është një masë e rëndësishme, sepse këtu ka pasur spekulime dhe abuzime, siç ka pasur dhe shumë akte pranimi në heshtje, një sport shumë i shëmtuar i mosparaqitjes fare në gjyq të palës pushtet lokal, apo palës një agjenci qendrore në territor.

Kështu që nuk do të ketë asnjë pezullim të ekzekutimi të autoriteteve për zhvillimin e territorit. Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të kontrollit të territorit forcohet me instrument ligjor dhe u jepet mundësia autoriteteve përgjegjëse dhe pushteti vendor, që të ketë një ndërveprim të menjëhershëm me policinë e shtetit lidhur me këtë problematikë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll