Politike

"Muret rrethuese janë problem me vete"/ Rama: Do rregullohen në banesa, në pallate dhe resorte do prishen 

Ndër të tjera Kryeministri u shpreh se ashtu siç merret leje për ndërtimin duhet të merret edhe për murin rrethues. Më tej ai theksoi se çdo mur rrethues nëpër resorte, pallate e godina për qëllim fitimi do prishet. 

3 Tetor 2025, 12:04 Nga DOSJA
"Muret rrethuese janë problem me vete"/ Rama: Do rregullohen
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur për hapësirat publike përmendi edhe muret rrethuese, ku sipas tij janë problem më vete. Duke folur në konferencë, Rama theksoi se nuk mund të jetë dot Shqipëria evropiane një vend ku muret rrethuese janë tërësisht pa asnjë sensi të zhvillimit të përbashkët urban të një lagjeje apo zone. Ndër të tjera Kryeministri u shpreh se ashtu siç merret leje për ndërtimin duhet të merret edhe për murin rrethues. Më tej ai theksoi se çdo mur rrethues nëpër resorte, pallate e godina për qëllim fitimi do prishet. 

"Muret rrethuese janë një problematikë më vete, dhe akti që kemi kaluar, përcakton se muret rrethuese do të duhet t’i nënshtrohen rregullave tip, nuk mund të jetë dot Shqipëria evropiane një vend ku muret rrethuese janë tërësisht pa asnjë sensi të zhvillimit të përbashkët urban të një lagjeje apo zone. Padiskutim që siç merret leje për ndërtimin, merret edhe për murin rrethues.

Muret pa leje do t’i nënshtrohen korrigjimit, të adaptohen sipas modeleve tip që do t’i vënë në dizpozicion bashkitë dhe patjetër që kudo ku janë ndërtuar në godina për qëllim fitimi se ka mure rrethuese shtëpish që procedura do të jetë mirëkuptuese dhe do jepet kohë që t’i adaptojënë si duhet. Kurse çdo mur rrethues nëpër resorte, pallate e godina për qëllim fitimi do prishet. Për çdo mur duhet marrë leje, sepse muret, e keni parë vetë, edhe kur keni shkuar në jug, që ato muret kanë tendencë të gllabërojnë treçerekun e trotuarit në të cilën nuk ecën dot çift por të ecësh anash që të mos biesh në rrugë “, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll