Politike

Urdhri i Ramës, dorëhiqen edhe krerët e 6 njësive të Bashkisë Durrës e Sukth! Emërohen drejtuesit e rinj (EMRAT)

Bashkia e Durrësit konfirmoi sot shtatë dorëheqjet, referuar urdhrit të kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës, nënshtrimit të kontrollit të performancës së tyre dhe emërimit të funksionarëve të rinj vendorë.

3 Tetor 2025, 12:12 Nga M.L
Urdhri i Ramës, dorëhiqen edhe krerët e 6 njësive të
Edi Rama

DURRËS- Kryetarët e gjashtë Njësive Administrative të Bashkisë Durrës dhe kreu i Njësisë së Sukthit, janë dorëhequr sot dhe janë zëvenësuar gjithashtu nga 7 emra të rinj në detyrë dhe kjo konfirmohet zyrtarisht nga vetë institucioni vendor. Bashkia e Durrësit konfirmoi sot shtatë dorëheqjet, referuar urdhrit të kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës, nënshtrimit të kontrollit të performancës së tyre dhe emërimit të funksionarëve të rinj vendorë.

Njoftimi i Bashkisë së Durrësit:

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të qytetit të Durrësit kanë dhënë dorëheqjet dhe janë zëvendësuar. Administratorët e sapoemëruar në njësitë administrative të qytetit të Durrësit dhe njësisë administrative Sukth janë:

-Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili

-Njësia Administrative Nr.1 – Pranvera Gagani

-Njësia Administrative Nr. 2 – Alketa Veseli

-Njësia Administrative Nr. 3 – Petrit Ismailati

-Njësia Administrative Nr. 4 – Frederik Musai

-Njësia Administrative Nr. 5 – Redion Tabaku

-Njësia Administrative Nr. 6 – Agustin Ndoj

edi rama bashkia durres njesi administrative

Sondazh

Poll