Politike

Ndërtimet pa leje/ Rama: Kush kalon masën 10 %, konfiskohet i gjithë objekti

Sipas kryeministrit këto objekte do të përdoren për zyra shteti, apo për interes social.

3 Tetor 2025, 12:09 Nga E. D
Ndërtimet pa leje/ Rama: Kush kalon masën 10 %, konfiskohet i
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur për ndërtimet pa leje theksoi se do të ketë masa për ndërtuesit. Duke folur në konferencë për mediat, Rama u shpreh se kush kalon lejen në masën 10 përqind të ndërtimit, do t’i konfiskohet i gjithë objekti. Sipas kryeministrit këto objekte do të përdoren për zyra shteti, apo për interes social.

“Ka një parashikim detyrues për lejen e ndërtimit për objektet redizenciale që duhet të përfshihen hapësirat për fëmijët. Kam parasysh hapësira të brendshme për fëmijët. Kemi parashikuar rrregulla të qarta për konfiskim. Çdo ndërtim që do shkelë lejen në masën mbi 2 përqind, do të konfiskohet për interes publik, apo për interes social. Nga ana tjetër, kemi bërë edhe një dallim. Deri në masën 10 përqind, konfiskohet ajo shtesë, edhe përdoret ajo sipërfaqe. Mbi masën 10 përqind, konfiskohet totalisht ndërtimi.

Ky ishte një tjetër bllok i risive. Dhe ky bllok pastaj vazhdon me disa problematika të tjera që janë punime të filluara dhe të papërfunduara, për të cilat ka përfunduar afati i lejes prej 5 vitesh. Këto do prishemn, dio kondisekoen, apo dio përfundohen në rast se do shfaqet dikushi që i la në atë gjendje dhe do ketë garanci se do i përfundojë," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll