Politike

"Fasadat të zbatohen sipas planit"/ Rama paralajmëron konfiskime të pallateve: Mos i përdorni njerëzit si Hamasi

Duke folur në konferencë nga Kryeministria Rama tha se është e drejta e çdo kujt që jeton në cilin do qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura, jo shëmtira.

3 Tetor 2025, 12:15 Nga E. D
"Fasadat të zbatohen sipas planit"/ Rama paralajmëron
Edi Rama 

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur në konferencë për mediat theksoi të gjitha masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit. Duke folur në konferencë nga Kryeministria Rama tha se është e drejta e çdo kujt që jeton në cilin do qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura, jo shëmtira. Ndër të tjera kryeministri paralajmëroi se edhe për fasadën mund të shkohet deri në konfiskim total.

"Parashikime të reja për moszbatimin e fasadave sipas planit. Janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë të përfshirë në Shqipëri dhe një pjesë janë emra më të mëdhenj në botë. Është e drejta e çdo kujt që jeton në cilin do qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura, jo shëmtira.

Nuk është shpikje e jona, por dhe për fasadën siç thonë dhe legjislacionet, mund të shkohet deri në konfiskim total. Deri sot na i kanë bërë gjërat e vështira se kanë përdor njerëz si puna e Hamasit për të mbrojtur veten, i kanë fut pa certifikatë nëpër shpia, pa mbaruar punimet, i dinë mirë shqiptarët, dhe e kanë bërë të pamundur për ndërmarrje masash ekstreme, se si do e konfiskosh kur njerëzit janë brenda”, tha Rama.

 

edi rama 

Sondazh

Poll