Politike

Rama tregon masat: Do të nisë regjistrimi i hapësirës publike!

Duke folur në konferencë për gazetarët, Rama shpjegoi se kur kemi të bëjmë një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj u jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës është publike. Kryeministri tha gjithashtu se nuk mund të ketë gardhe e zhvillime të tjera për privatin.

3 Tetor 2025, 12:01 Nga I.A
Rama tregon masat: Do të nisë regjistrimi i hapësirës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të nisë regjistrimi i hapësirës publike. Duke folur në konferencë për gazetarët, Rama shpjegoi se kur kemi të bëjmë një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj u jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës është publike. Kryeministri tha gjithashtu se nuk mund të ketë gardhe e zhvillime të tjera për privatin.

"Nuk do te lejohet që të futen njerëzit në apartament pa u përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipoteka. Futen në apartament që janë në shtëpinë që e kanë paguar me kursimet por nuk janë pronarë me letra. Një gjë e papranueshme.

E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë. Që nga arkitektët deri tek Agjencia e Zhvllimit të Territorit apo bashkitë si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe me ujë. Ky bllok hyn tek ligji për kontrollin dhe disiplinim e ndërtimit. Ndërkohë që kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ku janë rregullim , inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike.

Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike. Që domethënë kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj ju jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës nuk është më pronë private, është publike. Nuk mund të ketë aty gardhe e zhvillime të tjera për privatin pasi vetë koncepti i shfrytëzimit të pronës domethënë nga kjo në ti mund të shfrytëzosh ka dhe pjesa tjetër i takon të gjithëve," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll