Politike

Rama paralajmëron gjykatësit: Të jenë të qartë, nuk mund të bëjnë një sy qorr nga injoranca apo paraja

Rama nënvizoi gjithashtu se deri sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike, por sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjo.

3 Tetor 2025, 11:47 Nga E. D
Rama paralajmëron gjykatësit: Të jenë të qartë,
Edi Rama

TIRANË- Kreyeministri Edi Rama ka paralajmëruar gjykatësit në lidhje me vendimet që japin për ndërtimet pa leje. Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se gjykatësit nuk mund të bëjnë një sy qorr nga injoranca apo paraja. Rama nënvizoi gjithashtu se deri sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike, por sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjo.

 

"Ky bllok hynë te ligji për kontrollin e punimeve të ndërtimit. Ndërkohë kemi një tjetër bllok, që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikim dhe zhvillimin e territorit, ku janë rregullimi dhe regjistrimi i hapësirave publike. Deri sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike, sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor.

Kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private, për një godinë e cila u jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull nuk është më pronë private, por publike. Të jenë të qartë ata që sot janë zaptues, por dhe ata gjykatës që në rastin më të mirë nga injoranca dhe më të keq nga para, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi padije, apo dhe të drejtë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll