Politike

Incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ndërhyn policia

Mësohet se një i ri, teksa po zhvillohej mbledhja, ka tentuar që të hyjë me forcë në mbledhje. 

29 Shtator 2025, 11:52 Nga I.A
Incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë,
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Mësohet se një i ri, teksa po zhvillohej mbledhja, ka tentuar që të hyjë me forcë në mbledhje. 

Banori ka pretenduar se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken. Banori nuk ka marrë dëmshpërblimin për prishjen e banesës së tij për hapjen e projektit që lidh Transballkaniken me Portin.

Në momentin që i riu ka hyrë në mbledhje duke shkaktuar kaos, ka ndërhyrë policia, e cila ka nxjerr të riun jashtë mbledhjes. 

mbledhja e keshillit bashkiak te vlores

Sondazh

Poll