Politike

Konferenca e Kryetareve/ Ulsi Manja: Do të ketë kontroll periodik për institucionet, më parë mjaftoheshim me një dëgjesë

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Konferencës së Kryetareve, Manja u shpreh se deri më tani ata mjaftoheshin vetëm me një dëgjesë. 

29 Shtator 2025, 11:03 Nga I.A
Konferenca e Kryetareve/ Ulsi Manja: Do të ketë kontroll periodik
Konferenca e Kryetareve

TIRANË- Deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se tashmë do të ketë një kontroll periodik për institucionet që raportojnë në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Konferencës së Kryetareve, Manja u shpreh se deri më tani ata mjaftoheshin vetëm me një dëgjesë. 

"Kuvendi ka funksion ligjvënës dhe kontrollues. Nuk kemi debate për funksionon kontrollues. E mira e debatit është qe me sa konstatohet ka shqetësim se si ushtrohet ky funksion. Deri tani Kuvendi e ka përmbushur këtë funksion, por mesa duket në mënyre formale. S'ka më mirë se ta përmbushim këtë funksion. Janë përcaktuar shume qartë rolet e komisioneve.

Nuk dëgjova nga Balla qe komisionet përgjegjëse s'do bëjnë rolin kontrollues, por dëgjesa dhe mbledhje të përbashkëta. Institucionet sillnin raportet dhe ne mjaftoheshim me një dëgjesë por tani do ketë një kontroll periodik. Me këtë riformatim dhe komisione qe kemi ngritur, them se do arrijmë të realizojmë këtë funksion. Për dy propozimet e Tabakut, që kryeson komisionin për të drejtat e njeriut. Cdo komision ka pikëprerje me të drejtat e njeriut dhe të drejtën e informimit," tha Manja. 

ulsi manja

Sondazh

Poll