29 Shtator 2025, 10:48
Nga I.A
Konferenca e Kryetareve
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar ditën e sotme me debate në lidhje me zvogëlimin e hapësirës së Opozitës në Kuvend. Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se nuk ka një seancë apo konferencë që maxhoranca ka respektuar rregulloren.
"Dua ta nis me raportimin e institucioneve të pavarura. Dihet qe jemi shumë vonë me këtë proces për ti mbaruar brenda dhjetorit. Ky është një ngërç për shkak të mosvullnetit tuaj. Nëse doni të funksionojë sipas nenit të mbledhjeve të përbashkëta. Duhet një diskutim. Nuk ka ndodhur në ndonjë seamcë plenare apo konferencë qe ju të keni zbatuar rregulloren.
Së dyti: Ndarjan e institucioneve. Instituti i Krimeve të Komunizmit ka qenë tek komisiomi i ligjeve por nuk ka lidhje dhe e keni sjellë te ai i Edukimit dhe Informimit Publik sepse kishte lidhje me kulturën e përbashkët dhe kolektive.
Keni vendos ne projektprogram ligjin për mbetjet. E di që e keni problem opozitën. Komision për dhënie mendimi duhet të jetë dhe ai i turizmit. Mosmenaxhimi i mbetjeve lidhet dhe me turizmin. Nëse doni të rrini brenda rregullores, zbatojeni. Rregullorja përcakton qe komisioni përgjegjës është vendi ku raportohet. Nuk mund të na impononi ju qe të dalim jashtë rregullores," tha Zhupa.
Ndërkohë që Fatmir Mediu ka theksuar se pjesa më e madhe e raportimeve janë formale dhe opozita nuk bën dot debat.
"Në interesin e të gjithëve dhe sidomos opozitës është ushtrimi i kontrollit. Pjesa më e madhe e raportimeve janë krejt formale. Ne s'bejmë as debat. Mënyra se si e keni bërë këtë proces, nuk kemi bërë debat thelbësor askund. Mendoj qe cdo element opozitar duhet të jetë i përfshirë në debat dhe kontrolle te institucioneve," tha Mediu.
ina zhupa fatmir mediu
Politike
29 Shtator 2025, 10:39
I.A
Konferenca e Kryetareve
TIRANË- Debatet nga mbledhja e Koferencës së Kryetarëve janë zbardhur. Burime për Dosja.al, bëjn...
Politike
29 Shtator 2025, 10:27
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar me debate ditën e sotme. Kjo për s...
Politike
29 Shtator 2025, 09:44
I.A
Erion veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë ditën e sotme dosjen kundër Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe...
Politike
29 Shtator 2025, 09:15
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare në orën 13:00 për t'i hapur rrugë pun&e...
Politike
29 Shtator 2025, 08:51
I.A
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANË- Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka kundërshtuar ditën e sotme vendimin për shkarkimin e tij nga K...
Politike
28 Shtator 2025, 22:03
I.A
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pjesë e grupit të ngritur për përzgjedh...
Politike
28 Shtator 2025, 20:27
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në një panel të organizuar nga Clinton Global Initiative ka folur për Kosovën bashkë...
Politike
28 Shtator 2025, 16:49
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara tha se arsyeja...
Politike
28 Shtator 2025, 10:52
I.A
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri. Në raportin prej 38 faqesh ...
Politike
27 Shtator 2025, 22:57
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për Gjykatën Speciale tha se nuk ka vullnet në Kosovë p&...