Politike

Zbardhen debatet nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve/ Gjekmarkaj: Opozitës ja keni zvogëluar hapësirat. Tabaku: Të përsëritet seanca e 12 shtatorit

Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se maxhoranca ia ka zvogëluar hapësirat Opozitës në jetën parlamentare. 

29 Shtator 2025, 10:39 Nga I.A
Zbardhen debatet nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve/
Konferenca e Kryetareve

TIRANË- Debatet nga mbledhja e Koferencës së Kryetarëve janë zbardhur. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në fjalën e saj deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar që të përsëritet seanca që kaloi pa debat.   

Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se maxhoranca ia ka zvogëluar hapësirat Opozitës në jetën parlamentare. 

Pjesë nga diskutimet:

Tabaku: Dy cështje kam. Shqetësimet qe ngriti Bardhi. Përsëritja e seancës që kaloi pa debat. Vendosini në rend dite kërkesat e PD.

Gjekmarkaj: Kuvendi e ka zgjedh një kryetar, por ne do mbajmë qendrimet tona. E kisha me dileme të flisja apo jo. Por qendrimi si shkrimtar i zotit Balla qe foli për arritje, transparence më bëri të flas. Opozitës ja keni zvogëluar hapësirat. Transparencë nuk ka se dje foli DASH.

jorida tabaku agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll