Politike

"Shqipëria po udhëheq"/ Rama në konferencën për nanoteknologjinë: Guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e jona

Duke folur në një konferencë, Rama ka theksuar se guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e Shqipërisë.

29 Shtator 2025, 10:52 Nga I.A
"Shqipëria po udhëheq"/ Rama në konferencën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një periudhë të re në lidhje me tekonologjinë. Duke folur në një konferencë, Rama ka theksuar se guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e Shqipërisë. Ndërkohë që ka shtuar vizioni për Shqipërinë 2030 është i rrënjosur në integritet, novacion dhe shkencë.

"Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Si një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë. Më lejoni të them që Shqipëria nuk po përqafon vetëm të ardhmen por ta bëjë pjesë të saj, Diella nuk është një lodër. Përmes saj kemi shndërruar atë që ka qenë domein i së mjegulltës. Jemi të bindur që do të jemi në gjendje që do të ofrojmë përmes Diellës, për t’i bërë tenderat publik, të hapur e transparent dhe integritet siç nuk është parë më parë. Guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e jona dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë 2030 është i rrënjosur në integritet, novacion dhe shkencë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll