Politike

Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për shkarkimin e Peleshit

Kjo për shkak se PD-ja ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Legjisclacionit për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar të Kuvendit. 

29 Shtator 2025, 10:27 Nga I.A
Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Të mblidhet Këshilli i
Gazment Bardhi

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar me debate ditën e sotme. Kjo për shkak se PD-ja ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Legjisclacionit për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar të Kuvendit.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Badhi ka deklaruar se thirrja e Këshillit të Legjisclacionit është një detyrim që duhet respektuar. Po ashtu Bardhi ka deklaruar se PD-ja ka sjell dhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. 

“Ju sjell ne vemendje se keni detyrim te therrisni Keshillin e Legjisclacionit per kerkesen e PD per shkarkimin e kryetarit te Kuvendit. Thirrja e Keshillit eshte detyrim qe ju duhet ta respektoni. Kemi sjell edhe nje kerkese per riperseritjen e seancës se 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se eshte ne shkelje te kushtetutes dhe rregullores. Ju duhet ta perfshini ate kerkese. Çështja e 3-te. Ne kemi dorezuar nje kerkese per Mocion me Debat mbi programin e qeverise per 4 vitet e ardhshme. Ne baze te rregullore do duhej qe ky mocion me debat te ishte perfshire ne kete mbledhje te Konferences se Kryetareve. Sot skadon dita e 3-te e fatit sic e parashikon rregullorja. Dhe deri tani ne nuk kemi njoftim per mbledhje tjeter”, tha Bardhi.

 

 

 

 

gazment badhi konferenca e kryetarëve

Sondazh

Poll