Politike

Debatet në Konferencën e Kryetarëve/ Peleshi: S'po tallemi, për mocionin tuaj do mblidhet Këshilli i Legjislscionit gjatë javës

Ndërsa për seancën që kërkon opozita përsëritje, Peleshi tha se pritet të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

29 Shtator 2025, 11:25 Nga I.A

Debatet në Konferencën e Kryetarëve/ Peleshi: S'po tallemi,

TIRANË- Debatet në Konferencën e Kryetarëve që po ndodhin në mbledhje janë zbardhur. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka deklaruar se Këshilli për Legjislacionin do mblidhet brenda javës për të marrë në shqyrtim kërkesën e PD për shkarkimin e tij nga detyra. 

Ndërsa për seancën që kërkon opozita përsëritje, Peleshi tha se pritet të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Peleshi: Mos përdorni më fjalën tallje apo ndonjë fjalë që nuk i shkon këtij formati. Ke dëgjuar që tallemi? Mbase kemi fjalore të ndryshme. S'çohet njeri këtu për të ardhur dhe për tu tallur me të tjerët. Z. Bardhi, ju dëgjova deri në fund. Së pari të mirëkuptojmë njëri-tjetrin. Do kemi shumë projektligje. Duhet të jemi të vetëdijshëm që puna do jetë e madhe.

Me kërkesën tonë janë sjellë projekligje të reja apo të mbartura që ne i kishim rikthyer aty. Duhet të ribëhen nga deputetët në fillim të legjislaturës. Përmendët rregulloren por mendoj se e citoni gabim. Z. Bardhi, unë prap nuk po them që ju po talleni edhe pse ju po qeshni.

Bardhi: Më fal.

Peleshi: Nuk jemi duke konsumuar shkelje të rregullores. Sa i përket mocionit për kryetarin e kuvendit, brenda javës mblidhet këshilli i legjislscionit. Për seancën qe doni përsëritje, ja kam kaluar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

niko peleshi

Sondazh

Poll