Sport

Te Barcelona nuk ka qetësi! Messi del kundër drejtuesve në mënyrë publike

4 Shkurt 2020, 20:59 Nga DOSJA
Te Barcelona nuk ka qetësi! Messi del kundër drejtuesve në

SPANJE- Te Barcelona asgjë nuk po shkon mirë,  mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit që ka nisur një krisje e riparueshme. Gjithçka është bërë publike me një postim të Lionel Mesit, i cili i është kundërpërgjigjur ashpër në rrjetet sociale në një interviste të Erik Abidal, ish-koleg e tashmë drejtor teknik të katalanasit.

Ish-lojtari do të shprehej se shkarkimi i Valverdes erdhi për faj të lojtarëve, duke i dalur në mbrojtje ish-trajnerit.

Mesi ka zgjedhur rrjetet sociale ku me një postim i është kundërvënë atij që për disa vite e kishte shok skuadre.“Sinqerisht, nuk më pëlqen të bëj këto gjëra por mendoj se secili duhet të jetë përgjegjës për gjërat e tij dhe të marrë përgjegjësitë për vendimet. Lojtarët për atë që ndodh në fushë dhe jemi të parët që e njohim kur kemi një problem.

Përgjegjësit e departamentit teknik gjithashtu duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe sidomos për vendimet që marrin. Në fund, mendoj se kur flitet për lojtarët, duhet të japësh emra, pasi përndryshe na përfshin të gjithëve dhe lindin gjëra që thuhen e nuk janë të sigurta”, ishte reagimi i ashpër i Messit në Instagram, duke bërë publike tashmë luftën brenda klubit.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona lionel messi valverde barcelona lionel messi valverde

Sondazh

Poll