Sport

Vjen dita kur lojtari i Realit dëmton lojtarin e Interit, Bayern ka fatin më të keq

4 Shkurt 2020, 19:46 Nga DOSJA
Vjen dita kur lojtari i Realit dëmton lojtarin e Interit, Bayern ka fatin

Te Bayern problemet nuk kanë fund. Pas sherrit Boateng-Goretzka të para pak ditëve, sot ka pasur një tjetër përplasje, ndonëse pa qëllim kësaj here.

Mbrojtësi i huazuar nga Real Madrid në merkaton e janarit, Odriozola, ka dëmtuar në kavilje mesfushorin Ivan Perisic (i huazuar nga Interi). Ky i fundit është larguar menjëherë nga stërvitja. Bayern ka njoftuar tifozët se kroati do të mungojë për të paktën katër javë pas këtij dëmtimi.

“Ivani ka një frakturë në kavilje”, u shpreh trajneri Flick pas stërvitjes. “Besoj se do të jetë për katër javë jashtë”, shtoi ai.

Bayern deri tani nuk ka patur fat me lojtarët e huazuar. Perisic dhe Coutinho nuk kanë treguar ndonjë gjë të madhe në Mynih. Presim nëse do e bëjë Odriozola.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern odriozola perisic bayern odriozola perisic

Sondazh

Poll

Sport 4 Shkurt 2020, 13:54

Sa herë që ka ditëlindjen, Neymar dëmtohet!

FRANCË- Futbollisti kishte organizuar një parafestë për përvjetorin e tij  të 28-të, derisa të mërkurën është organizimi i tij kryesor, pasi është data e l...