Sport

Rrëfimi i Kovacic: Arsyeja pse ika nga Reali është finalja e Champions League

4 Shkurt 2020, 19:58 Nga DOSJA
Rrëfimi i Kovacic: Arsyeja pse ika nga Reali është finalja e

Mateo Kovacic ka zbuluar arsyen pse vendosi të kalonte nga Real Madrid te Chelsea. Duke folur për revistën FourFourTwo, ai është shprehur se është zhgënjyer nga një vendim i trajnerit Zinedine Zidane.

“Ishte bukur të luaje nën drejtimin e Zidane, por besoj se e meritoja të luaja në finalen e Champions League. Ai nuk ma dha shansin. Kjo ishte arsyeja e vetme e vetme e pakënaqësisë që kisha. Gjithsesi, nuk jam penduar për asgjë. Kështu e ka futbolli”, ka deklaruar kroati.

Chelsea ka paguar 45 mln euro për ish-lojtarin e Interit, i cili është bërë figurë kryesore e formacionit londinez në Premier League. Ai ka shumë talent, por në Madrid nuk i eci.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kovacic real madrid zidane kovacic real madrid zidane

Sondazh

Poll