Aktualitet

2 muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, nesër ministrit fuqiplotë Blendi Çuçi publikon faturën e dëmeve

4 Shkurt 2020, 19:11 Nga DOSJA
2 muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, nesër ministrit

TIRANË– Ministri fuqiplotë dhe njëkohësisht ai i Bujqësisë, Blendi Çuçi do të do të publikojë ditën e nesërme faturën e dëmve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Fatura do të bëhet publike gjatë një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet në orën 09:30 të paradites. I pranishëm në konferencë do të jetë edhe ambasadori BE në Shqipëri Luigi Soreca si dhe koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams.

Konferenca ku edhe do të bëhet publike fatura, i paraprin konferencës së donatorëve të Bashkimit Europian që do të mblidhet në 17 shkurt në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi çuçi brian j. williams fatura e termetit te 26 nentorit 2019 luigi soreca termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 blendi çuçi brian j. williams fatura e termetit te 26 nentorit 2019 luigi soreca termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll