Aktualitet

PAMJET nga brenda ‘kështjellave’/ OFL-të “godasin” Bajrajt e Doçin, tek vilat luksoze s’hyn as dielli. Dekoruar me

4 Shkurt 2020, 17:19 Nga DOSJA
PAMJET nga brenda ‘kështjellave’/ OFL-të

SHKODËR– Forcat e Operacionit Forca e Ligjit kanë publikuar pamjet nga aksioni në Shkodër, ku edhe i janë sekuestruar pronat e familjes Bajri dhe Doçi. Siç duket nga pamjet, edhe pse aksioni është ndërmarrë kryesisht në disa prej fshatrave të sotëm, luksi është për t’u pasur zili edhe nga milionerët më në zë të biznesit.

Vilat që nuk janë më pak se dy-katëshe rrethohen nga pemë super të gjata që nuk lënë as dritën e diellit që të “spiunojë” se ç’ndodh brenda gardhit të të tyre. Gardhet bashkohen nga dyer gjigande druri, madje në një prej banesave është vendosur edhe një statujë e Shën Mërisë, si simbol i besimit të tyre katolik.

Teksa efektivët, të mbuluar me uniformat e tyre të zeza dhe më kallashë kontrollojnë banesën, përballen me rezistencën e dy prej koneve të vogla, të cilat lehin pranë të zonjës së tyre, e cila shikon me kuriozitet nga ballkoni aksionin.

Sigurisht që vilat superluksoze nuk janë burg, ato janë pajisur edhe me të gjitha gjërat e nevojshme për të organizuar festa. Vihet re një zgarë dhe frigorifer pranë pishinës, ku mesa duket organizohen festat. Pranë pishinës është një park lojrash për fëmijë, disa shezlone. Madje një pjesë e pishinës është e ndërtuar vetëm për fëmijë. Nëse kjo nuk është një jetë luksi, atëherë çfarë është? Presim se si do ta justifikojnë pasurinë…

Por pse goditet Bajri dhe Doçi? Pengmarrja dhe vrasja makabre e Jan Prengës në Kamëz, ka zbuluar edhe anëtarë të familjes Bajri dhe Doçi, të përfshirë në një ngjarje pas të cilës dyshohet se fshihet sasia rekord prej 283 kilogram kokainë, që vëllai i viktimës nuk e dorëzoi tek ‘pronarët’. Nga të dyja familjet janë shpallur në kërkim; M.Bajri dhe Gentian Doçi janë në kërkim për këtë ngjarje.

Më herët sot, OFL në një njoftim zyrtar dha detaje nga puna e ditës së dytë. Lul Berisha dhe Ardian Capja, janë dy subjektet që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK. Brenda dy ditësh, ata duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren familja bajri familja doci ofl ne shkoder shkoder anti-kçk-ja zbret në terren familja bajri familja doci ofl ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll