Aktualitet

‘Karriera e tyre ka marrë fund’/ Balerina Oriada Islami me tone të ashpra: Lekët tek shkolla janë hedhur kot, dyshemeja

4 Shkurt 2020, 18:18 Nga DOSJA
‘Karriera e tyre ka marrë fund’/ Balerina Oriada Islami me tone

TIRANË- Oriada Islami, balerina e parë shqiptare që ka shkelur në skenën e Brodway në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”. Gjatë intervistës, ajo u shpreh me nota të ashpra për mënyrën sesi trajtohen studentët shqiptarë.

Duke i’u referuar shkollës së Baletit në kryeqytet, Islami u shpreh se investimi është bërë keq, gjë që i’u shkatërron karrierën studentëve.

“Janë hedhur lekët, por nuk është bërë ashtu siç duhet sepse dyshemeja ka nevojë për një suspicion. Sepse ashtu siç është, është njësoj si të kërcesh mbi çimento , pavarësisht se është dru, rrëshket. Pata një orë mësimi me studentë të vitit të katërt dhe më vjen shumë keq sepse ka talente. Por ta marrësh një filiz dhe ta ushtrosh në atë lloj konditash, salle… ata ishin me dhimbje gjunjësh… vajzat me puante rrëshkasin… ata nxënës që janë 18 vjeç sot, karriera e tyre për dy vjet ka marrë fund”, përfundoi balerina e njohur shqiptare.

Oriada Islami është e njohur në skenën ndërkombëtare, jo vetëm si ish- balerinë e trupës së Teatri të Operas dhe Baletit në Tiranë, por dhe pjesë e trupës artistike “Metropolitan Opera House në New York që prej vitit 2016.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet oriada islami shkolla e baletit tirane oriada islami shkolla e baletit tirane

Sondazh

Poll