Aktualitet

Sekuestro vilave të grupit ‘Dukagjini’, OFL i dërgon formularin Berishës e Çapjas (FOTO+VIDEO)

4 Shkurt 2020, 09:36 Nga DOSJA
Sekuestro vilave të grupit ‘Dukagjini’, OFL i dërgon

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka goditur sot emra të shumëpërfolur të botës së krimit dhe aktivitetit kriminal në Shqipëri. Lulzim Berisha dhe Ardian Çapja, kanë 2 ditë kohë që të provojnë se pasuritë e tyre në Durrës dhe Elbasan, janë të ligjshme dhe kanë si burim punën dhe jo aktivitetin kriminal. Në një konferencë që u zhvillua paraditen e të martës, zëdhënësja e OFL, tha se L.B, për të cilin Dosja.al mësoi se është Lulzim Berisha, i liruar nga burgu në vitin 2016, duhet të arrijë të provojë burimin e pasurisë.  I dyti, është një emër tejet i njohur për mediet dhe policinë e Shtetit. Ardian Ç., 52 vjeç, dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh me pagesë në Elbasan.

Pas operacionit në Elbasan dhe Durrës, OFL-të kanë zbarkuar edhe në Shkodër, ku me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu kanë sekuestruar pasurinë e 6 personave, të cilët dyshohet se kanë lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës. Edhe pse Policia nuk i publikoi emrat e tyre, Dosja.al mësoi se pasuritë u janë sekuestruar: M. Doçaj; Marin Bleta; Ardian Doçi; Artan Doçi; Aldo Majnishta dhe Gentian Filiqi.

Dyshohet se edhe këta janë të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës për prishjen e pazareve të drogës me vëllezërit e tij në Angli. Pak kohë më parë ishte Dosja.al, ajo që zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së 49-vjeçarit nga Puka. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda. Përveç Gramoz Rexhepit, të gjithë janë kushërinj me personat që OFL-ja ka goditur sot,

Si do të vijojë procedura tashmë që formulari ndodhet në duart e Lulzim Berishës, Ardian Çapjes dhe ‘të fortëve’ të Shkodrës?

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

 

Paketa ‘Anti-KÇK’ hyri dje në fuqi dhe nisi punë me Altin Hajrin në Shijak dhe pasuritë e tij, ndërkohë që lista vijon me 200 subjekte të tjera për të cilët ka dyshime të forta se pasuria e tyre është ndërtuar me burim aktivitetin kriminal, brenda dhe jashtë vendit. 200 subjekteve do t’u dorëzohet formulari i deklarimit dhe kanë kohë 48 orë për të provuar se pasuria e tyre është e ligjshme. Janë 150 efektivë të Operacionit Forca e Ligjit, që janë shpërndarë tashmë në terren, dhe në bashkëpunim me 12 drejtoritë vendore të policisë që kanë hartuar listat dhe me SPAK, janë angazhuar për të siguruar zbatimin e paketës ‘Anti-KÇK’.

(F.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo majnishta anti-kçk-ja zbret në terren ardian capja ardian doçi artan doçi gentian filiqi luljeta berisha lulzim berisha m. doçaj marin bleta ofl ne shkoder shkoder aldo majnishta anti-kçk-ja zbret në terren ardian capja ardian doçi artan doçi gentian filiqi luljeta berisha lulzim berisha m. doçaj marin bleta ofl ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll