Aktualitet

Kokainë në kosheret e bletëve/ Arrestohen 6 persona në Itali, mes tyre dhe shqiptarë

4 Shkurt 2020, 17:19 Nga DOSJA
Kokainë në kosheret e bletëve/ Arrestohen 6 persona në

ITALI-Policia Italiane ka vënë në pranga 6 persona në zonën Massa Carraras, të cilëve u është gjetur 4 kilogramë kokainë dhe heroinë të një cilësie shumë të pastër brenda koshereve të bletëve.

Sipas medieve Italiane janë arrestuar 4 shqiptarë dhe dy vendas nga operacioni, i cili ishte koduar  “White Honey”, pasi njëri nga drejtuesit e grupit ishte pronar i disa koshereve me bletë, në të cilat mbanin të fshehur sasinë e “mjaltit të bardhë”, ku më pas u sekuestrua nga policia. Sasia e kokainës, mendohet se ka ardhur nga Belgjika.

Gjithashtu mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët dhe italianët që ishin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po përballen me akuzat si grup i strukturuar kriminal. Hetimi ndaj tyre ka nisur sepse dyshonin për shfrytëzim prostutucioni, pasi njëri prej tyre ishte i skeduar për këtë vepër penale.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet messa carrera policia italiane messa carrera policia italiane

Sondazh

Poll