Aktualitet

Ardi Veliu u mori gjithë çfarë kishin, zbulohen EMRAT e “KÇK-ve” në Shkodër, lidhjet me vrasjen e Jak Prengës

4 Shkurt 2020, 17:42 Nga DOSJA
Ardi Veliu u mori gjithë çfarë kishin, zbulohen EMRAT e

TIRANË- Zbulohen të emrat e disa prej personave, pasuritë e të cilëve efektivët e Operacionit Forca e Ligjit kanë sekuestruar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se ndër 6 personat, të cilëve u është sekuestruar pasuria janë: M. Doçaj; Marin Bleta; Ardian Doçi; Artan Doçi; Aldo Majnishta dhe Gentian Filiqi.

Dyshohet se edhe ta janë të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës për prishjen e pazareve të drogës me vëllezërit e tij në Angli. Pak kohë më parë ishte Dosja.al, ajo që zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së 49-vjeçarit nga Puka. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda.

Por pse goditet Bajri dhe Doçi? Pengmarrja dhe vrasja makabre e Jan Prengës në Kamëz, ka zbuluar edhe anëtarë të familjes Bajri dhe Doçi, të përfshirë në një ngjarje pas të cilës dyshohet se fshihet sasia rekord prej 283 kilogram kokainë, që vëllai i viktimës nuk e dorëzoi tek ‘pronarët’. Nga të dyja familjet janë shpallur në kërkim; M.Bajri dhe Gentian Doçi janë në kërkim për këtë ngjarje.

Më herët sot, OFL në një njoftim zyrtar dha detaje nga puna e ditës së dytë. Lul Berisha dhe Ardian Capja, janë dy subjektet që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK. Brenda dy ditësh, ata duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo majnishta anti-kçk-ja zbret në terren ardian doçi artan doçi gentian filiqi m. doçaj marin bleta ofl ne shkoder shkoder aldo majnishta anti-kçk-ja zbret në terren ardian doçi artan doçi gentian filiqi m. doçaj marin bleta ofl ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll