Politike

"Keqinformim i mediave, sajesë"/ Ministria e Jashtme mohon përmendjen e Shqipërisë nga Ekuadori në OKB

Sipas MEPJ, ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi, pasi as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk përmenden në këtë fjalim, i cili është publik, i aksesueshëm në faqen zyrtare të OKB-së.

26 Shtator 2025, 20:46 Nga E. D
"Keqinformim i mediave, sajesë"/ Ministria e Jashtme mohon
foto ilustruese

TIRANË- Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përgënjeshtruar disa lajme që kanë qarkulluar sot, në lidhje me një deklaratë të bërë në OKB nga ministrja e Jashtme e Ekuadorit, ku thuhet se mafia shqiptare është bërë një problem. Sipas MEPJ, ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi, pasi as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk përmenden në këtë fjalim, i cili është publik, i aksesueshëm në faqen zyrtare të OKB-së.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur keqinformimin e disa mediave online gjatë ditës së sotme, mbi faktin plotësisht të pavërtetë të përmendjes së Shqipërisë apo shqiptarëve, në fjalën kombëtare të Ekuadorit, nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi, pasi as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk përmenden në këtë fjalim, i cili është publik, i aksesueshëm në faqen zyrtare të OKB-së.

Fjala e ministres mund të lexohet nga çdokush që nuk përpiqet të keqpërdorë këto forume të larta ndërkombëtare duke sajuar fakte të paqëna, për të ulur dinjitetin, reputacionin dhe imazhin që Shqipëria ka ndërtuar me sukses në arenën ndërkombëtare," thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. 

ministrisë për evropën dhe punët e jashtm

Sondazh

Poll