Politike

Berisha: Sot janë vetëm dy persona në drejtim që bëjnë takim me kartelet e drogës: Maduro i Venezuelës dhe Ramaduro i Tiranës

Ai u kërkoj mediave të mos e censurojnë informacionin mbi këtë ngjarje, pasi është një skandal me përmasa botërore.

26 Shtator 2025, 13:08 Nga E.d
Berisha: Sot janë vetëm dy persona në drejtim që
Sali Berisha

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë gjatë një konference për mediat se President i Venezuelës dhe Edi Rama janë të vetmit persona në drejtim, të cilët kryejnë takimet me grupet më të mëdha të drogës në botë. Ai u kërkoj mediave të mos e censurojnë informacionin mbi këtë ngjarje, pasi është një skandal me përmasa botërore.

Berisha iu bëri thirrje mediave të kontrolluara nga qeveria të mos gënjejnë qytetarët. Në fund, Berisha tha se PD-ja po mbledh dhe heton çdo informacion në lidhje me këtë çështje dhe se do e paraqesin para shqiptarëve.

"Çarteri është nisur nga Tirana. Unë do t’ju informoj ju se, duke falënderuar shumë gazetarin italian dhe antimafien që i ka bërë të disponueshme rregjistrimet e këtij takimi, ne po hetojmë dhe çdo informacion që të mbledhim, ne do e paraqesim para jush, para shqiptarëve dhe para botës. Nuk ka akt më flagrant. Sot janë vetëm dy persona në drejtim që bëjnë takim me kartelet e drogës: është Maduro i Venezuelës, është Ramaduro i Tiranës. Unë, njerëzisht u kërkoj mediave, të mos censurojnë këtë skandal të përmasave botërore. Unë, u them mediave të kontrolluara nga qeveria, që e kanë censuruar, se këto organizata me qendër në Aruba, janë shpallur organizata terroriste.

Dhe se, Aruba, si bursa botërore e drogës dhe trafiqeve ka si shareholder më kryesorët kartelet shqiptare të drogës. Pra, 30 vitet e fundit, pas Noriegës, tani janë dy shefa ekzekutivi: Maduro, në Venezuelë dhe Rama, që shkon në strofullën e tij, jo në Venezuelë, por në Aruba. Aruba është ngjitur me Venezuelën, dhe Aruaba është në kontroll të plotë të klaneve të Venezuelës. Ju informoj gjithashtu se, në Aruba, kanë qenë kartele e drogës të Shqipërisë, por kanë qenë dhe grupet e organizatave kriminale të drogës nga Kosova dhe Maqedonia, shqiptare. Dhe natyrisht, ortakët e tyre të karteleve të Venezuelës, Kolumbisë, Ekuadorit, Paraguait, Uruguait," tha Berisha.

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll